Transmetuar më 08-02-2018, 14:41

Të gjitha femrat do të dëshironin këmbë të gjata, të mbushura dhe të lehta. Megjithatë, kjo pjesë e trupit, përveçse është pjesa më joshëse për një femër, është dhe pjesa që është më shumë në rrezik.

Këmbët janë shumë të rëndësishme për ne, ato duhet të jenë gjithmonë të ngrohta, të buta, të lëmuara dhe sigurisht në formë të mirë. Për kujdesin e tyre ju duhet të ndiqni disa këshilla.

Kur ju dhembin në fund të ditës- Hidhni gjysmë gote uthull të bardhë në një legen me ujë dhe vendosini këmbët dhe mbajini për disa minuta.

Kallo në shputa- Masazhojeni në mëngjes dhe mbrëmje me një tampon pambuku të lagur me lëng limoni.

Këmbë të fryra- Vendosini sipër disa feta patatesh të cilat kanë efekt thithës. Ndjesia e rëndesës në këmbë qetësohet duke i futur këmbët për 20 minuta në një legen me ujë të vakët ku keni tretur më parë dy grushte me kripë të ashpër.

Këshilla të tjera:

Lajini çdo mbrëmje me ujë të ngrohtë

Bëjini masazh me vaji ulliri të bashkuar me kripë

Mos vshni taka çdo ditë

Vishni këpucë të rehatshme. /b.l/noa.al/