Transmetuar më 08-02-2018, 09:51

Bllokohet aksi rrugor Kukës-Shishtavec, për shkak të shembjes së një masivi shkëmbor.

Siç mund të shihni në fotografi, për shkak të shembjes në rrugë, janë bllokuar makona e njerëz.

Për më se një orë, segmenti rrugor ishte i pakalueshëm, deri në momentin e ndërhyrjes së autoriteteve.

Aktualisht, aksi është zhbllokuar përkohësisht me një kalim, deri në zgjidhjen përfundimtare.

Në galerinë e fotografive, mund të shihni situatën e krijuar. /a.y/noa.al