Transmetuar më 07-02-2018, 22:20

Nga Majlinda Bregu Lufte kunder krimit, korrupsionit, zgjidhje e mosmarreveshjeve dypaleshe dhe mbi te gjitha, zbatim te ligjit dhe stabilitet e reforma ekonomike.”

Ky eshte thelbi i Strategjise se Zgjerimit per Ballkanin Perendimor,prezantuar sot. Pas vitesh mosvemendje europiane per zgjerimin, per hera te pare pas samitit te Selanikut ne 2003, ka nje dokument ku procesi i zgjerimit te Europes me vendet e Ballkanit Perendimor, percillet me qartesine e dijes dhe te arsyes.

Per here te pare pas kaq kohesh procesi shihet sic duhet te jete.

Se pari, si ceshtje zgjedhje e nje brezi per te nisur nje epoke te re. Kush e ka seriozisht anetaresimin ne BE, nuk ka pse tulatet apo shugatet as nga fantazmat atavike te nacionalizmit qe kane helmuar breza te tere, as nga reformat e thella dhe jo te lehta qe jane kthyer ne ankthin tmerrues te elitave politike.

Se dyti, si ceshtje shkundje nga ana e institucioneve te BE-se per ta njohur te ardhmen e rajonit ne kete skaj te kontinentit, sic duhet te jete: ne interesin me te mire politik, te sigurise dhe ate ekonomik te vete Europes.

Komisioni Europian eshte gati te pergatise rekomandimin per celjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne rast se kushtet vleresohen te permbushura. Per kete duhet te presim Prill-in. Jo rralle jemi shpallur problem ne Europe. Shpresoj qe te gjithe te pranojne sot se pa Europe s’ ka zgjidhje te problemeve.

Per me teper qe Europa nuk eshte shperblim per politikanet, por detyrim i tyre per qytetaret!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al