Transmetuar më 07-02-2018, 13:13

Murgjit budist kalojnë pjesën më të madhe të jetës duke medituar për të mposhtur dëshirat njerëzore si materiale, ashtu edhe seksuale.

Por në Tajlandë, duket se një murg budist nuk ka pasur edhe aq sukses në meditimin e tij, pasi është filmuar duke vjedhur.

Por ajo çfarë e bën edhe më të çuditshëm rastin është fakti se murgu 49-vjeçar ka vjedhur të brendshme femrash, të cilat ishin vendosur jashtë një shtëpie për t’u tharë.

Kittisak, burri i gruas që ju bë vjedhja, i cili menaxhon një argjendari tha: "Të brendshmet nuk kushtojnë shumë para. Gruaja ime mund të blejë më shumë se aq, edhe pse ajo pëlqente një nga palët që ai mori.

Megjithatë gjëja më e rëndësishme është që gratë e tjera të paralajmërohen për murgun. Kjo është arsyeja pse ne e kemi raportuar këtë rast. Është mjaft qesharake”.