Transmetuar më 07-02-2018, 09:27

Është e rëndësishme ta dini se detoksikimi është thelbësor për trupin e njeriut. Përmes detoksikimit i eliminoni të gjitha toksinat nga trupi, e kjo kontribuon në absorbimin e duhur të vlerave ushqyese nga ushqimi. Veç kësaj, përbërësit toksik dhe kanceroz neutralizohen nga procesi i detoksikimit.

Por, për ta kryer këtë proces në mënyrën më të lehtë dhe mirë të mundshme, ekziston një pije magjike nga mjekësia tradicionale e cila e shpejton metabolizmin, përmirëson sistemin e imunitetit, e pastron trupin nga toksinat, si dhe ndihmon t’i hiqni kilet e tepërta.

Po flasim për ujin me kastravec, e cila është një pije që ofron shumë benefite për oganizmin, si për shëndetin, ashtu edhe për lëkurën e bukurinë në tërësi. Për ta përgatitur këtë lëng mjafton të prisni disa feta kastraveci, t’i hidhni në ujë natyral e t’i lini për 2-3 orë.

Mund të shtoni disa gjethe mente dhe disa pika limoni për shije. Më pas mund ta konsumoni gjatë ditës të ftohtë ose në temperaturë ambjenti. Më poshtë po ju listojmë disa nga përfitimet kryesore të ujit me kastravec:

Pakëson oreksin- Kjo lidhet me faktin se ky lëng ju mban të hidratuar duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.

Hidraton lëkurën- Kastraveci përmban 95% ujë, që ju ndihmon në një hidtarim shumë të mirë të lëkurës, duke ndikuar kështu në parandalimin e rrudhave dhe shenjave të lodhjes në lëkurë.

Antioksidant shumë i mirë – Kastraveci është i pasur me vitaminë A dhe D si dhe me shumë antioksidantë, duke luftuar kështu radikalet e lira.

Detoksifikon- Kastraveci ka aftësi detoksifikuese dhe purifikuese për organizmin, duke ju ndihmuar të largoni substancat e dëmshme nga trupi juaj.

Përmirëson qarkullimin e gjakut- Kastraveci është i pasur me potassium, që ka nje ndikim thelbësor në qarkullimin e mirë të gjakut dhe kontrollimin e tensionit./