Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Për postin më të lartë të federatës konkurrojnë 3 kandidatë, Armando Duka, i cili udhëheq prej 16 vitesh, deputeti Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
Pjesa e 11 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. Një nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.
Ditën e djeshme zbarkuan në Shqipëri edhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s të cilët do të monitorojnë zgjedhjet.
Në hyrje të hotelit ku ajo do të mbahet çdo pjesëmarrës është kontrolluar me detektor. Askush nga delegatët nuk futet në sallë pa u kontrolluar. Vendi duket si një shtetrrethim i vërtetë.
Rendi i ditës
Përshëndetja e presidentit Armand Duka
Verifikimi i përbërjes së mbledhjes
Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave
Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë
Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme
Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv
Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2017
Pranimi i raportit të auditorit të pavarur "Deloitte Albania"
Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018
Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018
Raporti mbi Ligën Profesionale të Futbollit
Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së
Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv