Transmetuar më 03-02-2018, 21:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se versioni aktual i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk e ka shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket kësaj çështjeje, ai deklaroi se “gjendja nuk ka ndryshuar për shkak se jemi të ndarë në Parlament” dhe shtoi:

“Versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit, nuk e ka shumicën, megjithëse kjo nuk e pengon Kryesinë e Kuvendit të procedojë më tutje”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai pohoi se për Marrëveshjen për Demarkacionin duhet gjetur një zgjidhje që ruan substancën, e cila nuk e dëmton Kosovën.

Ndaj Ramush Haradinaj mbetet në qëndrimin se marrëveshja aktuale e Demarkacionit nuk do të kalojë në Kuvend, edhe pse vetë në Qeveri ia dha votën.