Transmetuar më 31-01-2018, 16:36

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 1 shkurt 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Emocione të reja për ata që janë në një marrëdhënie dhe vendosin ta formalizojnë atë. Venusi mbron lidhjet afatgjata dhe nxit marrëveshje mes çifteve. Beqarët do të priren të reflektojnë në të ardhmen e tyre sentimentale, por dikush mund të thellojë njohuritë e tyre. Jepni një nxitje për gjendjen tuaj profesionale duke i kushtuar më shumë vëmendje mundësive që rrjedhin para jush.

Demi

Sot ju keni mendjen të çliroheni nga ankthi dhe meraku duke e lënë veten e lirë, dhe kjo do të shmangë grindjet dhe diskutimet me partnerin/en. Është gjithashtu një kohë e mirë për të filluar të menduarit për hapin e madh! Beqarët mund të kënaqen me flirte dhe përjetojnë momente romantike! Jupiteri e bën udhëtimin paksa të fshehtë, por shumë shpejt do të jeni në gjendje të merrni kënaqësi të bukura në punë.

Binjakët

Venusi rikthen dialogun në çiftet që kanë përjetuar një periudhë krize. Dilni nga rutina, ndryshoni pamjen tuaj, jepini vetes mundësi të reja! Ndryshime edhe për beqarët. Ju nuk do të kaloni pa u vënë re nga sytë kureshtarë! Mendja është aktive dhe do t’ju lejojë të gjeni zgjidhje të përshtatshme për problemet në punë. Lajme të mira gjithashtu për zgjidhjen e çështjeve burokratike.

Gaforrja

Disa diskutime të vogla mund të zgjidhen duke dëgjuar partnerin/en dhe duke analizuar me qetësi marrëdhënien tuaj. Mundohuni të mos merrni një vendim të gabuar vetëm për të shpëtuar nga situata. Kupidi godet edhe për beqarët, Urani hyn në fushën e tyre të dashurisë! Hiqni pasiguritë tuaja dhe vazhdoni me një hap të sigurt drejt qëllimeve në jetën profesionale.

Luani

Në sajë të pozitës së mirë të Venusit, sot në dashuri, do të jeni në harmoni të plotë me partnerin/en. Shumë do ta forcojnë lidhjen, të tjerë do të kenë mundësinë për të rifituar një dashuri të humbur. Për beqarët mund të ketë një takim të rëndësishëm, një lumturi të papritur. Plutoni do t’ju bëjë ambicioz dhe praktik në punë. Ju do të ndiheni të aftë ta mbani botën në duart tuaja, por mos e teproni!

Virgjëresha

Ditë e rëndësishme në marrëdhëniet sentimentale, komunikimi dhe origjinaliteti do të sjellë dashuri dhe lumturi. Ju do të jetoni gëzimin e një dashurie të sinqertë dhe të pakushtëzuar. Nëse jeni ende vetëm, ju do të keni mundësi të ndieni një dëshirë të fortë për dikë. Mundësi të mëdha për përparim në sferën profesionale, sot ju mund të bëni biznes të mirë.

Peshorja

Ditë e keqe për ata që janë në çift, konfliktet verbale me partnerin/en do të jenë  të pranishme. Venusi dhe Mërkuri nuk favorizojnë dialogun dhe intimitetin. Ata që janë vetëm do të duhet të mbajnë frenat e fatit të tyre. Mos diskutoni me kolegët tuaj për probleme të vogla në punë, rezervoni energjitë tuaja për çështje më të rëndësishme.

Akrepi

Kush jeton një histori të lëkundur sot, më në fund do të vijë në një pikë kthese. Jupiteri dhe Neptuni parashikojnë ndryshime interesante në marrëdhëniet në çift. Venusi është pozitiv për zemrat e vetmuara që do të jenë intrigues dhe do të bëjnë për vete shumë njerëz vetëm me shikime. Yjet parashikojnë një periudhë shumë pozitive për karrierën.

Shigjetari

Marrëveshja me të dashurin/ën tuaj do t’ju udhëheqë për të ndarë pasionet dhe qëllimet, duke lindur një ndjenjë që mendonit se e kishit humbur. Ju do të merrni frymë lehtësisht! Lajme të mira edhe për ata që janë vetëm, yjet parashikojnë takime të këndshme. Ndryshime të mëdha po ndodhin edhe në sferën profesionale, Marsi ju jep forcë, guxim dhe vendosmëri dhe do të përballeni me gjithçka në mënyrën më të mirë.

Bricjapi

Dëshira juaj për të rindezur një marrëdhënie që dukej e destinuar për t’i dhënë fund do të gjejë një përgjigje pozitive në anën tjetër dhe do të jeni shumë të lumtur. Nëse jeni vetëm dhe ëndërroni për dashuri romantike, së shpejti do të jeni të kënaqur: butësia dhe erosi do të jenë në krye! Ka ardhur koha të shikoni për të ardhmen në punë, të përqendroheni në objektivat që duhen arritur, madje edhe në ato që duken të tepruara.

Ujori

Ata që kanë vuajtur nga një xhelozi e madhe do t’i hapin sytë dhe do të shohin gjithçka me më pak shqetësime. Mos shpikni probleme aty ku nuk ka. Beqarët do t’i kushtojnë rëndësi ftesave për takime dhe do përjetojnë emocione të bukura. Duke pasur parasysh ndryshimet dhe detyrat e reja në fushën e punës, dita do të jetë e lodhshme por konstruktive.

Peshqit

Peshqit tashmë në një marrëdhënie të konsoliduar do të kuptojnë një ëndërr, ndoshta për të hedhur themelet për një martesë, apo një kurorëzim dashurie. Beqarët do të jenë të papërmbajtshëm dhe do të përhapin hijeshinë e tyre në mesin e pushtimeve, të cilat do të jenë të shumta! Nëse po kërkoni punë, do të merrni lajme të mirëpritura. Mos kini frikë të përballeni me një intervistë të rëndësishme, ju do ta kapërceni atë. /b.l/noa.al/