Transmetuar më 30-01-2018, 07:29

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e kësaj të hëne ishte i pranishëm në eventin e përvitshëm “Bleta e artë”, ku vlerësohen administratorët më të suksesshëm të vitit.

Për çmimin e administratorit të vitit ishte nominuar Perlat Kapisyzi, drejtor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave dhe Hantin Bonati, drejtues i sekretariatit kombëtar të ujit.

Çmimi i administratorit më të mirë iu dha drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi.

Kreu i qeverisë vlerësoi punën e bërë prej tij, duke e inkurajuar që të vijojë më tej.

Sakaq si administratore e vitit, u nominuan Vasilika Vjero, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Rozana Vrapi, drejtoreshë e qendrës së sherbimeve arsimore dhe Belinda Ikonomi, drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Si administratorja më e mirë u vlerësua drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero, e cila gjithashtu u përgëzua nga Kryeministri për punën e bërë. /a.y/noa.al