Transmetuar më 24-01-2018, 16:08

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjiktikës, Damian Gjiknuri në një konferencë për shtyp dha detaje të reja në lidhje me aeroportin e Vlorës. 

Në fjalën e tij ai u shpreh se aeroporti i Vlorës pritet të fillojë së shpejti, ndërsa theksoi se për ndërtimin e tij janë të interesuar tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit.

"Ka oferta 100 milionë euroshe për ndërtimin e këtij aeroporti, që nuk do të investohet asnjë qindarkë nga shteti, por do të jetë plotësisht privat. Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit.", tha Gjiknuri.

Më tej ai shtoi se po merret në shqyrtim de studimi për aeroportin e Sarandës i cili së bashku me atë të Vlorës do të jenë një investim i madh për zonën e jugut.

Jemi duke përfunduar edhe studimin e fizibilitetin për aeroportin e Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e jugut", tha ministri Gjiknuri. 

Më herët edhe kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook bënte publik vendimin më të fundit të qeverisë që u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave se shumë shpejt do të nisin negociatat për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

“Qeveria miratoi projektligjin për nisjen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Së shpejti shpresoj dhe Kukësin”, shkruante Rama. /b.l/noa.al/