Transmetuar më 21-01-2018, 11:22

Prej disa kohësh në botën e kinematografisë janë shtuar në masë akuzat për ngacmim seksual ndaj regjisorëve apo aktorëve të tjerë.

Nga Amerika ky debat ka mbërritur në Shqipëri, ku ka qenë aktorja Eliza Dushku ajo që ka pranuar se është ngacmuar seksualisht.

Por për ngacmimet seksuale kanë folur dhe të tjerë aktor si Gentian Zenalaj, i cili tha se ka pasur ngacmime seksuale.

 Por për aktorët e tjerë që janë dhe brez më i vjetër, nuk ka pasur asnjë herë ngacmime seksuale. Për ikonën e kinemasë Shqiptare , Tinka Kurtin, asnjë herë nuk ka patur ngacmime seksuale.

“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë. Argëtoheshim pafund. Nuk mund t’ia bëj kot diçka të tillë”, ka qenë kjo deklarata e Tinka Kurtit për Tirana Post.