Transmetuar më 20-01-2018, 07:44

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komoran të Kosovës.

Siç raportojnë mediat vendase i plagosur ka mbetur vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

I plagosuri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Burime e Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Islam Selimin.

I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, Xhevat Nuha që është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë për këtë krim është konfiskuar nga Policia e vendit e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/