Transmetuar më 14-01-2018, 14:36

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit duke gjeneruar reshje të përkoshme shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territorin ndërsa reshje të pakta pritet të bien në zona të izoluar në Veri dhe pjesërisht në Qendër të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës duke luhatur vlerat e tyre nga -2 në 14°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Britania e Madhe dhe pjesa më e madhe e Europës Perëndimore dominohen nga vranësira të fuqishme dhe shira të konsiderueshëm.

Po ashtu, Mesdheu Qendror dhe pjesërisht gadishulli Ballkanik, mbeten me vranësira dhe reshje të herë pas hershme shiu e dëbore. Por vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë, në pjesën më të madhe të Europës. /b.l/noa.al/