Transmetuar më 14-01-2018, 08:21

Floriana Garo, një nga moderatoret më të ëmbla shqiptare, hoqi dorë nga Shqipëria për të vazhduar jetën e lumtur pranë partnerit të saj Enis Daci në Gjenevë.

Vetëm pak muaj më parë ajo na dha lajmin e mrekullueshëm se ishte në pritjen e saj të ëmbël dhe se së shpejti çifti do të bëhen prindër.

Moderatorja do të bëhet nënë e një vajze dhe me siguri është shumë e entuziazmuar për këtë ndjesi.

Çifti i ri nuk ka dyshim që mezi po presin të mbajnë në duar të voglën e tyre. Teksa ditët kalojnë Floriana mesa duket ka filluar përgatitjet për ardhjen në jetë të bebit të saj.

Përmes një fotoje në Instagram, Floriana ka treguar dhuratën e parë për vajzën e saj. Një palë këpucë lejla dhe një kordele me të njëjtën ngjyrë janë dhurata për princeshën e vogël. /b.l/noa.al/