Transmetuar më 13-01-2018, 18:48

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur për një çift shqiptar në Itali, teksa kanë humbur fëmijën e tyre të porsalindur.

Ngjarja e dhimbshme ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale në shtetin fqinj, ku çifti shqiptar jeton.

Fisnik Hasaj, 32 vjeç dhe Arlinda Sykaj, 23 vjeçe kanë humbur vajzën e tyre Aria.

Foshnja kishte lindur më 5 dhjetor të vitit që lamë pas dhe ndërroi jetë më 10 janar të këtij viti. 

Sipas mjekëve, vajza “ka vdekur në djep” dhe u transportua e pajetë në spital.

“Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë për Alendorin, fëmijën tonë të parë 20-muajsh,”-kanë thënë prindërit në lotë.

“Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol. Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi-”ka thënë nëna e foshnjes për mediat vendase.

Sipas mjekut në Itali foshnja ka humbur jetën nga “vdekja e bardhë”, një fenomen që ndodh brenda vitit të parë pas ardhjes në jetë. /a.k/noa.al/