Transmetuar më 13-01-2018, 15:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë në Jug dhe Qendër ndërsa vranësira më të dukshme lokalizohen në Veri dhe zonat Lindore të Shqipërisë.

Pasditja sjell fuqizim të vranësirave në territor të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsa dëborë, në zonat malore. Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore, vijojnë ndikimin edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1-2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, më e ndjeshme gjatë orëve të para të ditës. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

Europa

Pellgu Mesdhetar dhe gadishulli Ballkanik vijojnë me vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu e dëbore. Ndërsa vranësira të fuqishme dhe shira të konsiderueshëm dominojnë pjesërisht ishujt Britanikë.

Moti kryesisht i kthjellët zotëron pjesën më të madhe të Europës POR temperaturat ulen ndjeshëm në gjithë kontinentin. /a.y/noa.al