Rreth dy javë më parë, modelja shqiptare Angela Martini, e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dha fund beqarisë.
Ajo u lidh në kurorë në një ceremoni private të pazakontë në Las Vegas, me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.
E veshur me një fustan të zi transparent dhe me disa lule të bardha në dorë, ajo u betua për dashuri të përjetshme para të dashurit të saj biznesmen.
Por këto ditë janari ajo po shijon muajin e mjaltit me partnerin e saj në disa ishuj përrallorë.
Këtë të shtunë ajo ka publikuar një fotografi me bikini në Instagram, ku duket sikur nuk ka veshur gjë.
“Njerëzit më thonë se unë jam e çmendur”, shkruan Angela, ndërkohë që vihet re se rrobat e banjës janë ngjyrë mishi dhe krijojnë idenë se ajo është e zhveshur. /a.y/noa.al