Transmetuar më 13-01-2018, 10:33

Aktori Brad Pitt e ka marrë seriozisht terapinë të cilës po i nënshtrohet qysh pas përfundimit të martesës me Angelina Jolie.

Objektivi është që të bëhet një burrë dhe baba më i mirë. Kështu aktori 54-vjeçar ka hequr dorë nga alkooli, duke u angazhuar në programin e rekuperimit.

Është kjo ajo që shkruan revista amerikane “Us Weekly”, e cila thotë se Pitt është i vendosur që të rekuperojë raportin me fëmijët.

Po ashtu mësohet se Pitt jeton në fund të rrugës ku jeton Jolie me fëmijët. Ata e kalojnë gjysmën e kohës me nënë dhe gjysmën me të atin.

Brad nuk del shpesh me ta, por preferon që ti mbajë gjërat private. /a.y/noa.al