Transmetuar më 13-01-2018, 09:09

Kampionia e botës në sportin e xhudos, Majlinda Kelmendi kohëve të fundit ka pasur probleme të shumta shëndetësore të shkaktuara nga hernia.

Kjo ka bërë që ditën e premte, ajo ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Trajneri i saj Driton Kuka, nëpërmjet një postimi në Facebook, bëri me dije se ndërhyrja rezultoi e suksesshmme.

“Majlinda sot pati një trajtim të vogël me sukses për problemin e Discus Hernia me Dr Igor Kocijançiq në Medicor Hospital në Izola!”, shkroi ai.

Sportistja kosovare fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio, duke u shpallur kampione bote.

Edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpalli Majlinda Kelmendin si “xhudistja më e mirë e botës”. /a.y/noa.al