Transmetuar më 13-01-2018, 08:58

Presidenti i Francës Emmanuel Macron bashkë me zonjën e parë Brigitte vizitoi Qytetin e Ndaluar gjatë vizitës zyrtare në Kinë.

Në një ditë me diell por me temperatura nën zero, Presidenti francez dhe bashkëshortja e tij, u shoqëruan këtë të premte nga nxënësit e shkollës ndërkombëtare franceze.

Ata vizituan pallatin historik, që dikur ka qenë i perandorit kinez.

Qyteti i Ndaluar përbëhet nga shumë ndërtesa të lashta dhe pallate të mëdhenj, dhe është më i madhi i llojit të tij në botë.

Ai nuk mund të vizitohej gjatë sundimit të Qing, dhe askush përveç perandorëve dhe shërbëtorëve të tyre nuk e pa pjesën e brendshme të tij për më shumë se 500 vjet. /a.y/noa.al