Transmetuar më 12-01-2018, 22:45

Policia ka publikuar një video dramatike, ku tregohet një 17-vjeçar në përpjekje për të qëlluar me armë në drejtim të policëve, përpara se ata të reagonin më shpejt në kohë e për pasojë duke i shpëtuar plumbave.

Ngjarja ka ndodhur Arkansas të Shteteve të Bashkuara. I riu, i identifikuar si Smith, ishte pasagjer në pjesën e pasme të një makine që po udhëtonte me shpejtësi, duke shkelur edhe semaforin në Little Rock Veriut, Arkansas të dielën.

I riu shtrihet në tokë nga policët, ndërsa tenton të nxjerrë armën nga xhepi i tij me synim për të qëlluar policët.

Oficerët i thërrasin për të hequr dorë nga arma, por i riu reziston. Më pas, adoleshenti u qëllua për vdekje. /k.k/noa.al/