Transmetuar më 12-01-2018, 22:04

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Pragë të Çekisë, ku një autobus është përplasur me një makinë të vogël.

Nga kjo ngjarje, të paktën 3 persona janë raportuar të vdekur, dhe 45 të tjerë u plagosën.

Mësohet se shumë prej të lënduarve janë në gjendje kritike, çka mund të sjellë në përkeqësimin e bilancit të viktimave.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga, për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova.

Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus. /k.k/noa.al/