Transmetuar më 12-01-2018, 20:25

Pak kohë e zgjedhur në krye të organit qendror të akuzës, Arta Marku e ka nisur me “vrull” detyrën e re, ku kulmoi me disa zëvendësime në radhët e prokurorëve.

Së fundmi, Kryeprokurorja u ka dërguar një mesazh të fortë të gjithë qytetarëve, nga të cliët kërkon bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, Marku fton qytetarët që të denoncojnë çdo aferë korruptive.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë informacione për abuzime të prokurorëve dhe të zyrtarëve të tjerë në çdo institucionin publik, të denoncojnë në këtë adrese postare”, thuhet në shënimin e prokurorisë.

Shënimi në fjalë është vendosur në vendin ku më parë ka qenë fotografia e ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Kryeprokurorja e re e përkohshme u zgjodh me 69 vota të deputetëve socialistë, ndërsa opozita e kontestoi procedurën, duke e cilësuar si antikushtetuese. /k.k/noa.al/