Transmetuar më 12-01-2018, 19:57

Sara Kapo, vajza e aktores së njohur Ema Andrea ka qenë e ftuar këtë të premten në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Ajo njihet si një nga vajzat më rebele në Shqipëri dhe me një talent të spikatur në muzikë. Sara promovoi këngën e saj të parë, “Watching You”, publikuar vetëm një javë me parë.

23-vjeçarja ka një lidhje të fortë me nënë e saj, aktoren Ema Andrea. Në intervistën e saj, Sara tregoi detaje nga marrëdhënien me nënën e saj si dhe atë me babai, edhe pse ata nuk jetojnë bashkë.

Gazetaret e emisionit “Rudina” kishin përgatitur dy videomesazhe nga prindërit e saj. Ema Andrea: “Nuk është e lehtë të bësh deklaratë publike për fëmijën tënd. Më vjen shumë keq që nuk t’i kam plotësuar të gjitha gjërat që të kanë munguar dhe së dyti dua të të falenderoj që më ke mësuar shumë gjëra në jetë dhe më kë bërë krenarë.

Unë uroj të vazhdosh kështu. E di që Shqipëria është e vogël në shumë dimensiono, por kjo s’do të thotë që të mos rrisim individë si ty, me përmasa të mëdha. Faleminderit që më ke bërë krenare. Ti ja ke dalë vetë, dhe jam e lumtur”. Gjithashtu në studion e “Rudinës” u transmetuar dhe një videomesazh nga babai i Sarës, Kostandin Kapo.