Transmetuar më 12-01-2018, 13:00

Kush më shumë e kush më pak, që të gjithë kemi nevojë për gjumë dhe askush nuk e shmang dot gjumin për shumë kohë. Është mënyra më e mirë për të rifreskuar trupin dhe për t’u çliruar nga stresi ditor.

S’ka gjë më të mirë sesa të shtrihesh në një krevat të ngrohtë, pas një dite të lodhshme dhe të kalosh një natë të paqtë. Pavarësisht se është kaq e natyrshme, gjumi në fakt është një proces kompleks.

Gjatë gjumit, truri është shumë aktiv, ndërsa ne shohim ëndrra. Veç kësaj, shumëkush vuan nga çrregullimet e gjumit. Ndonëse këto çrregullime janë të shpeshta, lista rendit 5 raste çrregullimesh të çuditshme.

Çfarë janë çrregullimet e gjumit?

Janë kushtet që ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e gjumit. Shkaqet nisin nga zakoni i të ndejturit zgjuar deri tek problemet shëndetësore, të cilat prishin ciklin e gjumit. Në qoftë se nuk ndiheni të çlodhur në mëngjes, këshillohuni me mjekun tuaj. Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, mund të kthehet në një problem të madh që kërcënon shëndetin dhe sigurinë tuaj.

Simptomat e pagjumësisë

Sindroma e lëvizjes së pandërprerë të këmbëve

Sindroma e lëvizjes së pandërprerë të këmbëve (RLS) shkaktohet nga një nevojë urgjente shumë e fortë për të lëvizur këmbët. Është e pamundur t’i rezistohet kësaj nevoje. Në çdo rast, ndjesitë mund të jenë të dhimbshme, çfarë e bën të vështirë uljen ose shtrirjen të atyre që vuajnë nga RLS-ja. RLS është çrregullim i gjumit, pasi gjendja rëndohet gjatë natës dhe lehtësohet në mëngjes. Thuhet se 5-10% e njerëzve në SHBA dhe në Evropën e Veriut përjetojnë RLS-në.

Hipersomnia

Hipersomnia është një çrregullim i rrallë i gjumit që prek vetëm 200 njerëz në të gjithë botën. Ky çrregullim përbëhet nga periudha gjumësie të rëndë. Këto periudha mund të zgjasin deri në 18 orë në ditë dhe mund të vazhdojnë për ditë ose edhe javë të tëra. Thuhet se në një vit ndodhin vetëm 10 goditje. Para se një person të goditet nga hipersomnia, përjeton simptoma gripi dhe dhimbje koke. Vetë sulmi mund të shkaktojë shtim në peshë dhe rritje të djersitjes. Ka gjithashtu edhe hipersomni të lidhur me menstrualitetin, gjë që shkaktohet nga mungesa e balancës hormonale.

Sjella e çrregullta gjatë fazës REM (RBD)

 RBD-ja klasifikohet në kategorinë e çrregullimeve të quajtur parasomnia. Parasomina ndodh atëherë kur ngjarjet e padëshiruara ndodhin gjatë gjumit. Ky çrregullim shkakton ëndrra jashtëzakonisht të gjalla gjatë gjumit. RBD shpesh ngatërrohet me somnambulizmin, terroret e gjumit ose të folurën në gjumë. Shpeshherë këto ëndrra janë plot me aksion dhe me raste edhe të dhunshme. RBD përmban veprime të tilla si ulërima, gjuajtje, goditje etj., të ngjashme, a thua ju po luftoni në gjumë. Nëse nuk trajtohet RBD përkeqësohet dhe bëhet më e dhunshme. Çrregullimi vihet re më shumë te njerëzit që vuajnë nga sisteme të shumëfishta të atropisë.

Sindroma e shpërthimit të kokës

Sindroma e shpërthimit të kokës është një tjetër rast i parasomnisë, në të cilin personi dëgjon zhurmë të lartë në kokë para se të flejë. Ndonëse duket sikur zhurma që dëgjohet është pjesë e ndonjë filmi, në të vërtetë ajo është reale dhe shpesh ndodh kur personi zgjohet në mes të natës. Shumë herë zhurma reflekton atë të një bombe në shpërthim. Kjo shkakton stres dhe shqetësim gjatë gjumit. Nuk janë njoftuar shumë raste të këtij çrregullimi, por është vënë re se ai prek pacientë të cilët janë nën 10 vjeç.

Paraliza e gjumit

Paraliza e gjumit shoqërohet me paaftësinë për të lëvizur trupin, kur personi shtrihet për të fjetur ose kur sapo zgjohet. Kur fle, trupi përjeton atoninë, që është rasti kur trupit i dërgohen mesazhe relaksimi dhe palëvizshmërie. Megjithatë, në paralizën e gjumit, atonia ndodh kur personi zgjohet ose kur shtrihet për të fjetur; jo kur është duke fjetur. Në disa raste njerëzit nuk mund të lëvizin apo të flasin dhe janë tërësisht të vetëdijshëm se çfarë po ndodh. Paraliza mund të zgjasë për disa minuta. Disa mendojnë se problemi është i zakontë dhe thonë se ky çrregullim prek mbi 40% të popullsisë.

Këshilla për një gjumë të mirë

Aktiviteti fizik- Ju mund të bëni disa gjëra përpara se të përgatiteni për gjumë, si psh një stërvitje e rregullt (aktivitet fizik). Është më e lehtë të flesh gjumë ose të ndihesh i përgjumur nëse trupi juaj është i lodhur. Por kujdes, lodhja e tepërt vetëm pak orë para gjumit mund të ketë një efekt të kundërt dhe mund t’ju mbajë zgjuar.

Shmangni ushqimet e dëmshme- Disa ushqime dhe pije mund të jenë arsyeja për një gjumë të keq.