Transmetuar më 12-01-2018, 12:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku personat të maskuar dhe me armë kanë rrahur, lidhur të zotin e shtëpisë dhe më pas kanë vjedhur një banesë në Ksamil, të Sarandës.

Policia është njoftuar paraditen e sotme prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre persona të maskuar dhe armatosur, të cilët e kanë rrahur e lidhur.

Nga verifikimi i policisë në vendin e ngjares u konstatua se në Ksamil rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror, kanë shkuar tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Grabitësit e kanë rrahur e goditur me qytën e armës të zotin e shtëpisë dhe më tej e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese