Transmetuar më 12-01-2018, 12:34

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me vdekjen e mjeshtrit të valles shqipe, Rexhep Çeliku.

“Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Çeliku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë”, shprehet Basha.

Ai shton se vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë.

“I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare”, thotë ndër të tjera kreu i opozitës.

Rexhep Çeliku, u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një beteje me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. /a.y/noa.al

Meta nderon figurën e Rexhep Çelikut, vendos foton e valltarit në faqen e Presidencës

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqipe, Rexhep Çeliku