Transmetuar më 12-01-2018, 12:07

Këngëtarja Ledina Çelo pushimet dimërore ka vendosur që ti kalojë në mes të të nxehtit.

Në këto ditë janari ajo ndodhet me pushime me familjen në Dubai, ku duket se po relaksohet pafund.

Ledina ka publikuar një album fotografish në Instagram, ku shfaq një trup të hatashëm me bikini.

Ajo pozon pranë djalit dhe vajzës së saj, ku shihet një mami seksi.

“Destinacion shumë i bukur, pushime Dubai”, shkruan Ledina.

Këngëtarja është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi dhe çifti ka nga martesa e tyre dy fëmijë, një djalë me emrin Erlis 6 vjeç dhe vajzën Periana, tre vjeçe. /a.y/noa.al