Transmetuar më 12-01-2018, 11:43

Pavarësisht famës dhe sukseseve të saj, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora nuk e  harron vendin e saj.

Kosova edhe pak ditë mbush një dekadë nga shpallja e pavarësisë së saj. Në 10- vjetorin e shënimit të kësaj dite, më 17 shkurt, e pranishme do të jetë edhe ylli i Kosovës, Rita Ora.

Përveç surprizave të shumta, do të jenë edhe performancat e Ritës ato që do të krijojnë një artmosferë mjaft energjike dhe patriotike.

Ardhjen e  saj e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli. Sipas tij Rita Ora do të vijë me avionin e tij privat.

Rita Ora vite më parë erdhi në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar videoklipin ‘Shine Ya Light në Kosovë’, ku kishte shpalosur edhe simbole të shtetit më të ri./b.l/noa.al/