Transmetuar më 12-01-2018, 11:09

Gjatë dy ditëve të fundit ka bërë bujë gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ku post aspirohet nga drejtuesi aktual Armand Duka, ndërkohë përballë tij ka dalë edhe deputeti socialist Bashkim Fino.

Gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm ditën e sotme, Duka ka komentuar për herë të parë kandidaturën e Finos.

“E falenderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribuojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futbollin. Nuk duhet marrë si një debat, pasi e rëndësishme është që futbolli të ecë përpara”, u shpreh ai.

Duka shtoi se kjo është garë sportive dhe duhet të merret me sportivitet. /a.y/noa.al