Transmetuar më 12-01-2018, 10:18

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak, u arrestua gjatë ditës së djeshme, me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.

Ndaj tij Gjykata e Genovës, Itali, ka lëshuar urdhër- arresti, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni”.

Arrestimi i tij është provizor, pasi pritet të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me drejtësinë.

Në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

Kolgjini dyshohet se është pjesë e bandës “Kanun” në Durrës, e vënë në shënjestër të policisë pas denoncimit të bërë në Itali nga motrat M.Vuthi dhe S.Vuthi, të cilat akuzuan një numër të madh shqiptarësh për shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera në shtetin fqinj.  /a.y/noa.al