Transmetuar më 12-01-2018, 08:21

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje duke dhënë një mesazh të madh për sigurinë ushqimore.

Duke publikuar një video në Facebook, ai shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të bashkuar forcat me çdo familje shqiptare në garantimin e ligjshmërisë e standardeve në tregtinë e mishit në vend, për sigurinë dhe cilësinë që duam në tryezat tona, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në video thuhet se mishi i sigurtë mbron familjen, prandaj këshillohet që të blihet vetëm në dyqane të licencuara dhe të sigurohemi që mishi të jetë me vulë dhe i kontrolluar nga veterineri.

Po ashtu apelohet që qytetarët të kërkojnë të mësojnë për origjinën e ardhjes në kartelën e çdo produkti të ekspozuar dhe të mos blejnë asnjëherë mish nga kafshë të paidentifikuara sepse ato mund të jenë bartëse sëmundjesh apo infeksionesh.

“Kemi të drejtë të dimë me çfarë ushqehemi. Të gjithë së bashku mund të përmirësojmë sistemin”, thuhet në mbyllje të mesazhit. /a.y/noa.al