Transmetuar më 11-01-2018, 21:38

Gazetari Sokol Balla është zyrtarisht pjesë e televizionit Vizion Plus.

Për 12 vjet ai ishte imazhi kryesor i Top Channel dhe drejtuesi i emisionit kryesor politik Top Story.

Ai ka postuar një foto, me logon e Vizion Plus prapa kurrizit ku e shoqëron edhe me një mbishkrim.

“Dita e pare e punes, 11 janar”, shkruan Balla Krahas fotos.

Me këtë postim marrin fund edhe dilemat rreth medias se re për gazetarin e njohur.

Balla do të jetë në Vizion Plus e emisionin politik kryesor në prime time në Vizion Plus, çdo të hënë dhe të enjte në orën 21.00.

Sokol Balla do të ketë gjitashtu pozicionin e drejtorit ekzekutiv të televizonit Vizion Plus, një tjetër sfidë ambicioze për gazetarin e njohur, i cili ka një përvojë të gjate menaxheriale në fushën e informacionit./a.k/noa.al/