Transmetuar më 11-01-2018, 21:14

Bashkim Fino do të jetë kundërshtari i parë i Aramando Dukës.

Pas njoftimit për rikandidim të kreut aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, është mësuar edhe rivali i parë i presidentit që qëndron në krye të federatës prej 4 mandatesh.

I ftuar në ‘rubriken sportive’ në RTSH, deputeti socialist, Bashkim Fino, ka pranuar se do të kandidojë për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion. Mbase trajnerin se bej dot, por ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar, të përmirësojmë imazhin. Falënderoj të gjithë dashamirësit e mi. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjera.”/a.k/noa.al/