Transmetuar më 11-01-2018, 18:23

Dietat zakonisht kanë një program të vështirë për t’ju përmbajtur, e ka të tilla dieta që pasi ta keni përfunduar, pos se ju kthehen ato pak kilogramë që i keni humbur, por mund të ndodhë që për një periudhë të shkurtër kohore të shtoni edhe më tepër në peshën tuaj. 

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të dietave, për të humbur peshë në zonën e barkut së pari duhet të eliminoni fryrjen dhe dhjamin. Por ti ndoshta ke një bark kokëfortë që nuk bie me asnjë lloj diete ose, më keq akoma, ka një rritje të ngadaltë. 

Nëse janë të dyja këto, atëherë duhet ta ndalosh bukën me çdo kusht. Gluteni, proteina që gjendet në bukë, është përgjegjëse për dhimbjet e kyçeve, por edhe shqetësime të tjera të përditshme që njerëzit kanë filluar t’i quajnë “normale.” Çfarë të ndodh kur eliminon bukën nga dieta e përditshme: 

1. Do të humbasësh shumë ujë 

Pasi të kesh ndalur bukën, do të humbasësh shumë ujë nga depozitat e organizmit. Natyrisht, trupi do të rifillojë të krijojë depozita të reja duke përdorur glycogen-in, por nga ana tjetër, humbja e ujit do të jetë shumë e madhe. 

2. Çrregullimet e zorrëve do të bëhen më të shpeshta 

Pa nivelet e duhura të fibrave, të cilat rregullojnë zakonisht aparatin tretës, do të kesh vazhdimisht shqetësime me zorrët. Kur ndalon bukën, natyrisht ke ndalur edhe nivelin e fibrave që mund të marrësh nga bishtajoret dhe në këtë mënyrë mungesa e tyre do t’i bëjë vizitat në tualet edhe më të shpeshta. 

3. Trupi nuk do të ketë rezistencë 

Kur hamë karbohidrate, trupi ynë dërgon sinjale në tru, falë hormonit të mirë – serotonina. Kur ndalon bukën dhe ke mungesë karbohidratesh, trupi sa vjen e bie nga rezistenca, rrjedhimisht bie edhe prodhimi i serotoninës.