Transmetuar më 11-01-2018, 16:55

Dhimbja e kokës na dëshpëron të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj.

Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të verës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim.

Por një person që vuan vazhdimisht nga dhimbja e kokës, mund të frikësohet se diçka nuk është në rregull me shëndetin e tij, duke ia pamundësuar që të veprojë siç duhet në mjedisin ku jeton ose punon.

Madje, në disa raste, efektet e dhimbjes së vazhdueshme të kokës çojnë edhe në depresion. Mënyra më e mirë për të shmangur dhimbjen e kokës është duke tentuar të bëni disa ndryshime në jetesë dhe të mësoni se si të relaksoheni, në vend që të përdorni ilaçe.

Dhimbjet e kokës janë nga më të ndryshmet, por më poshtë ne ju tregojmë llojet e tyre, të cilat mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj.

Sinusi- Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga sinusi. Dhimbja ndjehet në mes e vetullave.

Grumbullimi i gjakut- Dhimbja ndjehet brenda njërit sy dhe përreth tij.

Tensioni: Dhimbja ndjehet si një puls në kokë.

Migrena: Dhimbja ndjehet në gjysmën e kokës, duke çuar edhe në mpirje të asaj pjese.

Gjithashtu, dhimbja e kokës mund të jetë tregues i diçkaje serioze dhe është mirë që nëse keni dhimbje të madhe të kokës vazhdimisht të kontrolloheni tek mjeku. /b.l/noa.al/