Transmetuar më 11-01-2018, 14:41

Ambasada Amerikane në Tiranë ka rikujtuar të gjithë ata që janë të interesuar për viza amerikane, që të pyesin për çdo paqartësi.

Në një mesazh në faqen e saj të Facebook, Amabasada shkruan se ka vetëm një procedurë për të aplikuar për vizë dhe për të duhet të pyesni “Anën”.

“Fatmirësisht, ne jemi ekspertë kur vjen puna tek aplikimi për vizë dhe u përgjigjëm saktë me herën e parë!

Nëse zgjidhni të aplikoni për vizë, procedura është “një dhe vetëm një”. Aplikoni në mënyrë të saktë. #PyetAnën”, shkruan Amabsada në postimin e saj.

Pak ditë më parë Amabasada njoftoi se të gjithë të interesuarit për viza, mund të pyesnin për proceduart çdo ditë të enjte. Ndërsa ata do të merrnin pas çdo përgjigje për paqartësitë. /b.l/noa.al/