Transmetuar më 11-01-2018, 14:22

Ajo i lejoi vetes vetëm që të ndryshonte kanalin e televizorit, pa e ditur që do ta priste fundi fatal.

58-vjeçari amerikan Tony Thomas nga Carlisle, në Arkansas, humbi toruan kur iu ndërpre ndeshja, duke qëlluar disa herë me thikë të shoqen Elke, goditje të cilat i shkaktuan vdekjen.

Gjithçka ndodhi për shkak të një ndeshje futbolli, pas të cilës burri ishte i fiksuar.

Tragjedia ndodhi në 19 nëntor, por vetëm këtë të hënë burri u vu zyrtarisht nën akuzë për vrasje. Duke rindërtuar ngjarjen, policia tha se Tony, po shikonte ndeshjen, kur doli për pak çaste për të pirë një cigare.

Vetëm në atë moment Elke iu afrua telekomandës për të ndryshuar kanal.

“E pyeta se sa ishte ndeshja dhe ajo nisi të bërtasë. Mendja ime u errësua, mora thikën dhe e godita pa reshtur”, tha ai për detektivin Anthony Counts, citon noa.al.

Alarmi u dha nga një grua që ndodhej në shtëpi me ta, por më pas ishte vetë Tony që telefonoi policinë dhe ambulancën, duke deklaruar se kishte vrarë të shoqen.

Kur policia mbërriti në apartament, gjeti njolla gjaku në mure, dysheme, në tavolinë dhe televizor.

Burri u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ku në datë 22 janar do të dalë në gjykatë në seancën e parë. Vetëm një muaj para vrasjes, Elke kishte kërkuar një urdhër mbrojtje pasi Tony e kishte rrahur. /a.y/noa.al