Transmetuar më 11-01-2018, 14:15

Kuvendi i Maqedonisë miratoi sot propozimin për shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë vendin me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO- DPMNE-së.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për çështje Europiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Ligji parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe institucionet publike e private, ndryshe nga ligji aktual i cili njeh të drejtën e gjuhës aty ku shqiptarët janë shumicë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryministri i vendit Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook e ka cilësuar këtë një arritje historike.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/