Transmetuar më 11-01-2018, 13:43

Është e njohur prej kohësh miqësia mes Presidentit Ilir Meta dhe aktorit të humorit Besart Kallaku. Ky i fundit jo vetëm që spikat për batuta, por pjesë të suksesit të tij ka bërë edhe gjyshen, e cila njihet nga të gjithë si Ija e Besit.

Por Ija është bërë aq e famshme, sa që ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë personazheve të politikës.

Presidenti Ilir Meta ishte sot për vizitë në shtëpinë e saj në Bubq, ku u prit me raki, domate dhe djathë.

“Të dashur miq, nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit”, shkruan Meta në Facebook, ku publikon dhe fotografi nga vizita.

Nga ana e tij Besi ka publikuar video nga vizita, ku shkruan “Nami o vlla nami. Tu prit vizita veç se ka hap Instagram Ija”.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë dëgjoni kur Ija thotë se Presidenti është katunar si ajo dhe se kënaqet veç me bukë, domate dhe djathë.

Kur Besi e ngacmon se çfarë do i kërkojë Presidentit ajo thotë, “Më tha që do ikë në Kroaci, i thashë më merr mua si Zonjën e Parë”. /a.y/noa.al