Transmetuar më 11-01-2018, 13:26

Djali i prezantueses së njohur Hueyda El Saied ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur plot 3 vjeç.

Nëpërmjet një videoje të shkurtër mamai Hueyda ka ndarë me fansat e saj momente nga surpriza për të voglin e saj.

Gabrieli duket shumë i entuziazmuar nga ky moment dhe me plot ëmbëlsi shikon ‘xixat’ sipër tortës.

“Zemër mu bëfsh sa malet”, me këtë urim tradicional shqiptar Hueyda ka mbyllur videon e saj.

Sa me fat janë të dy për njëri-tjetrin, të cilët njihen edhe për marrëdhënien e mrekullueshme nënë e bir. Së fundmi Hueyda është rikthyer në Luksemburg, vendi ku jeton prej 5-vjetësh. /b.l/noa.al/