Transmetuar më 11-01-2018, 13:16

Policia e Krujës zbardh një ngjarje të ndodhur më 11 nëntor të vitit që lamë pas, ku iu vendos eksploziv një biznesi.

Pas hetimeve intensive policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Ymer Hidri 52 vjeç, banues në Krujë, u arrestua nga ana e uniformave blu si i dyshuar për ngjarjen

Hidri, më 11 nëntor në Qerekë të Krujës, për motive pronësie dyshohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse eksploziv në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të 44-vjeçarit P.N.

Lënda eksplozive u gjet e pashpërthyer, duke bërë që të ndërhyjë policia.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e lëndëve plasëse”. /a.y/noa.al

Eksploziv dyqanit të një personi, u gjet i paplasur