Transmetuar më 11-01-2018, 12:29

Presidenti Ilir Meta përshëndet vlerësimin e shkrimtarit Ismail Kadare me çmimin “Nonino 2018” në Itali.

Ai e cilëson si një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët vlerësimin e shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar ‘Nonino 2018’, duke e vlerësuar si një çmim për figura të mëdha të kulturës me peshë botërore.

“Një ogur i mbarë për Shqipërinë europiane dhe kontribut i çmuar për arritjen e qëllimit të saj madhor: Integrimin në Bashkimin Europian”, shkruan Meta në Favebook.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 27 janar në Ronchi di Percoto, në Udine, ku Kadare do të tërheqë personalisht çmimin.

Çmimi “Nonino” jepet si shenjë mirënjohje për ndikimin në kulturë dhe letërsi.

Për herë të parë ky çmim është dhënë në vitin 1975 në Percoto, provincë e Udine në shtetin fqinj. /a.y/noa.al

Ismail Kadare nderohet me çmimi e madh në Itali