Transmetuar më 11-01-2018, 11:10

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane është vënë në prangat e policisë së Lezhës.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, u bë arrestimi i 43-vjeçarit nga Kurbini, Danjel (Artan) Lleshi.

Prangosja e tij u bë me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”.

Për ndjekje të mëtejshme deri në ekstradimin e tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit. /a.y/noa.al