Transmetuar më 11-01-2018, 09:46

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, paralajmëron një masë drastike për gjithë ata që nuk kryejnë regjistrimin e adresës ku banojnë deri më 30 janar.

Më konkretisht OSHEE thotë se kush nuk bën regjistrimin e adresës brenda kësaj date, do ti ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

Nëpërmjet një deklarate OSHEE deklaron se për realizimin e projektit “Një qytetar, një adresë”, i cili ka ardhur si një bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE, çdo qytetar do të pajiset me një numër personal që do të identifikohet që në lindje.

Më konkretisht, projekti i cili ka nisur punën që në mars të vitit të kaluar, ishte parashikuar të bëhej falas për banorët të cilët do të bënin regjistrimin brenda gjashtë muajve të parë.

Sakaq pas kësaj periudhe ky regjistrim do të jetë me pagesë, madje pritet të ketë edhe gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores. Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm. Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë”, thuhet nga ana e OSHEE. /a.y/noa.al