Transmetuar më 11-01-2018, 07:42

Dalin detaje nga shpërthimi me eksploziv i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në një varkë në Volorekë të Pogradecit.

Ndërsa varka e biznesmenit Renato Kadilli ishte pranë liqenit, ajo shpërtheu ku për pasojë u dëmtua edhe makina e tij, e cila ishte parkuar aty pranë.

Por nga hetimet e policisë zbulohen detaje nga e kaluara e Kadillit, i cili rezulton pronar i një vaske peshku.

Ai akuzohet se në korrik të vitit 2011, bashkë të vëllanë dhe një tjetër person, është arrestuar në një operacion antidrogë.

Më konkretisht, makina me të cilën udhëtonte u ndalua në aksin rrugor Tepelenë-Përmet me rreth 50 kilogramë lëndë narkotike. Gjithashtu, 33-vjeçari rezulton me precedentë penalë edhe për vjedhje.

Jo më larg se në muajin shtator të vitit që lamë pas, ai është arrestuar për vjedhjen e disa koshereve me bletë në Qafë Thanë.

Sakaq në muajin nëntor në fshatin Zagorcan të Pogradecit është përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

Lidhur me motivet e shpërthimit nga ana e policisë, dyshohet në konflikte personale, por edhe për shkak të së kaluarës së tij problematike. /a.y/noa.al

Tronditet banorët në Volorekë, i vihet eksploziv varkës së peshkimit