Transmetuar më 11-01-2018, 07:25

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur aludime të forta, lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke folur në emisionin ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka në Syri.net, Basha tha se Tahirit mund t’ia kishin mbyllur gojën ndryshe.

Por Basha shprehet se për momentin kanë vendosur t’ia mbyllin gojën duke i bërë çdo favor duke shkelur edhe Kushtetutën vetëm e vetëm që Tahiri të mos flasë.

Ai tha se Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafaj dhe Habilajt i lidh kodi heshtjes.

“Mos fol për mua se do flas për ty. Apo siç e tha Saimir Tahiri 24 orëshin e parë; nuk keni parë gjë akoma. Prandaj Rama e ka jetike të kapë drejtësinë. E gjitha kjo që ndodh është një fasadë. Jetikë është kapja e drejtësisë. E rëndësishme është që Tahirit ti mbyllet goja. Ta them haptazi, mund t’ia kishin mbyllur gojën edhe ndryshe dhe e kam menduar por këtu nuk ka një institucion ku të shkosh e tu thuash merrni masa se atij mund t’ia mbyllin gojë edhe ndryshe”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se për momentin kanë vendosur t’ia mbyllin gojën duke i bërë çdo favor duke shkelur edhe Kushtetutën vetëm e vetëm që Tahiri të mos flasë.