Transmetuar më 10-01-2018, 21:34

Majlinda Bregu ka qenë e ftuar në emisionin Studio e Hapur, nga Eni Vasili në News 24, ku ka folur për aktualitetin politik se si ajo e shikon sot qeverisjen, por edhe për të shkuarën.

Po ashtu Bregu, foli dhe për komunikimin që ka pasur me Bashën, dhe nëse ka pasur ftesë nga kryetari për bashkim.

“Komunikimi im me Lulzim Bashën ka qenë në qershor, kur ka qenë në Tiranë Hot Brajan Yee. Kjo besoj se vlen dhe me kolegët e tjerë të partisë. Nuk ka asnjë ftesë që na është bërë, pasi nuk mund të bëhet nga studio televizive”, ka thënë Bregu.

Pjesë nga deklaratat

“Nuk e shikoj LSI-në në opozitë, pasi tani është shkëputur nga pushteti. Mbështes çdo grupim që është kundër qeverisë dhe që mendon kundër për shumë gjëra që janë gabim nga kjo qeveri.

Për mua çadra fundosi rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Nuk arriti që të binde as elektoratin gri”.