Transmetuar më 10-01-2018, 20:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “Fakt” me Çim Pekën i është përgjigjur pyetjes se shqiptarët nuk kanë më besim tek PD dhe opozita, duke thënë se kjo është një alibi e cila është krijuar nga qeveria dhe është shpërndarë pastaj në media.

“Unë dhe Partia Demokratike kemi qëndruar fuqishëm dhe gjithçka që kemi thënë ne ka dalë e vërtetë.

Besueshmëria e PD dhe e Bashës si kryetar i saj është përtej çdo dyhsimi. Këtë betejë do e vazhdojmë deri në fitore”, tha Basha.

“Mos besoni se hapja e dosjes së Tahirit e shumë të tjera janë rastësi. Në çdo kancelari europiane e kanë të qartë se PD ka thënë të drejtën dhe tani ka nisur ora e rënies së narkoshtetit.

Asnjë përpjekje e PD nuk ka shkuar dëm”, deklaron Basha.