Transmetuar më 10-01-2018, 13:18

Një ngjarje shokuese është regjistruar në Argjentinë, ku një nënë e re ka rrahur brutalisht vogëlushen e saj vetëm 3 vjeçe.

Pamjet e tmerrshme që shfaqen në video tregojnë atë duke rrahur të bijën, pasi ajo vetë kishte humbur një tablet dhe fajësonte vogëlushen për këtë gjë.

Incidenti i ndodhur në Buenos Aires, u filmua fshehurazi nga kuhsuriri i fëmijës, ku ajo shfaqet duke goditur vogëlushen në kokë teksa i kërkonte tabletin.

"Ma jep tabletin, pse harron ku i vë gjërat, nëse dikush tjetër e merr atë do të vras", i drejtohet ajo vajzës.

Nëna dhunuese, 33 vjeç pastaj e kapi vajzën e vogël për flokësh duke e rrotulluar atë si një kokull lecke para se ta përplaste në dysheme.

Pas shfaqjes së këtyre pamjeve nënës së tre fëmijëve i janë larguar fëmijët nga kujdesi dhe i janë lënë përkohësisht një të afërmi të fëmijëve. /b.l/noa.al/